Interi me probleme financiare? Lojtarët nuk kanë marrë pagat

Humbja e pësuar nga Sampdoria nuk është problemi i vetëm i skuadrës së Interit.

Skuadra nga Milano-ja po përballet edhe me mungesë të parave të thata ku u ka mbetur borxh disa paga lojtarëve.

Sipas Corriere dello Sport, zikaltërit nuk ua kanë paguar lojtarëve dhe stafit pagat e muajit korrik, gusht, nëntor dhe dhjetor derisa ua ka paguar vetëm shtatorin dhe tetorin.

Marotta dhe Antonelli së shpejti do të paraqiten në Lega Calcio, duke kërkuar një zgjatje në afatin e 16 shkurtit për t’i kryer obligimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *