
Një urdhër arresti u lëshua këtë të enjten për Presidentin në largim të SHBA, Donald Trump në lidhje me vrasjen e një gjenerali iranian dhe një udhëheqësi të fuqishëm të milicisë irakene vitin e kaluar.
Advertisement
Urdhri u lëshua nga një gjykatës në gjykatën hetimore të Bagdadit i ngarkuar për të hetuar sulmin me dron të drejtuar nga Uashingtoni që vrau gjeneralin Qassim Soleimani dhe Abu Mahdi al-Muhandis. Ata u vranë jashtë aeroportit të kryeqytetit janarin e kaluar.
Por, ky urdhër-arrest ndaj Trumpit është më shumë simbolik dhe nuk ka gjasa te zbatohet, teksa presidenti është në ditët e fundit të presidencës së tij.
Advertisement