Frikë e madhe nga Lista Serbe: Ja rritja tmerruese për vetëm dy palë zgjedhje në Kosovë

Lista Serbe do të futet në këto zgjedhje edhe më e fortë se kurrë, duke i gjetur më të përçara se asnjëherë tjetër partitë shqiptare. Dhe, ajo që shqetëson më së shumti është trendi i vazhdueshëm i rritjes së kësaj partie – që mohon haptas pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Advertisement

Komuniteti serb në Kosovë në bazë të Kushtetutës së vendit i ka 10 ulëse të rezervuara në Kuvendin e Kosovës.

Në zgjedhjet e fundit, të gjitha këto 10 vende i mori Lista Serbe që ia doli t’i fitonte mbi 95% të elektoratit serb në Kosovë, për t’i lënë me vetëm dhjetëra e qindra vota partitë e koalicionit SLS dhe iniciativën e Nenad Rashiqit, raporton Periskopi.

Kjo parti politike gati ka arritur të fitojë me votë të gjitha vendet e rezervuara – duke e lënë pa përmbajtje krejt diskriminimin pozitiv që i vjen nga Kushtetuta. 6,4 për qind – në varësi edhe të konfigurimit sipas rezultateve të partive tjera – mund të nënkuptojë në nëntë deputetë.

Por, duket se serbët e Kosovës të dirigjuar nga presidenti Aleksandër Vuçiq në Beograd kanë ambicie edhe më të larta – marrë parasysh trendin pozitiv të rritjes në tri palë zgjedhjet e parakohshme të kaluara.

Në zgjedhjet e 6 nëntorit të 2019-s ata i morën 53 mijë e 861 vota, ose 6,4 për qind.

Jo më larg se para dy vitesh që nga ato zgjedhje, ata kishin pasur plot 9 mijë e 362 vota më pak – ose 6,1 për qind.

Ndërkohë që në vitin 2014, në zgjedhjet e parakohshme të qershorit, Srpska kishte pasur vetëm 5,2 për qind ose 38 mijë e 199 vota. Kjo nënkupton se vetëm për dy palë zgjedhje, Lista Serbe është rritur për 15 mijë e 662 vota.

Advertisement

Leave a Reply