Teuta Arifi do të kandidojë përsëri për Tetovën?!

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi jozyrtarisht mësohet se do të kandidojë për herë të tretë në garën e zgjedhjeve komunale të tetorit të këtij viti.

Jozyrtarisht mësohet se ajo po lobon për një mandat të tretë dhe synimi i saj është që të marrë mbështetjen nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Teuta Arifi ka udhëhequr tani më dy mandate me komunën e Tetovës!

Edhe përkundër faktit që mbi shtatë vite ështē në krye të Komunës më të madhe me shumicë shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, zonja Arifi nuk ko plotësuar thuajse asnjë nga problemet kyçe me të cilën po përballet Tetova me dekada. Ndër problemet më të mëdha të pazgjidhura që hasin tetovarët çdo ditë janë:

Kaosi në komunikacion

Transporti urban – ende nuk janë siguruar autobusët

Nuk është hapur ende Bulevardi “Blagoja Toska”

Bulevardi i Ilindenit i pambaruar ende

Parkimi zonal nuk është zgjeruar

Nuk ka parkingje nëntokësore por as në kate, siç e premtoi znj. Arifi që në kandidim e parë më 2013

Dështimi në mungesën e parkingjeve ka detyruar që oborret e shkollave të përdoren si parkingje për vetura, duke rrezikuar kështu jetën e fëmijëve së pari por edhe të njerëzve tjerë.

Mungesa e shtigjeve për biçikleta

Probleme me mbeturinat çdo javë

Ndërtime të egra

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *