Nisin dorëheqjet nga strukturat e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës po përballet me një sërë problemesh të brendshme dhe si rezultat i kësaj kanë filluar edhe dorëheqjet nga pozita kyçe. Krahas antarëve që po i bashkohen lëvizjes së Vjosa Osmanit, nga LDK po tërhiqen edhe antarë të tjerë kanë filluar të japin dorëheqje për arsye të shumta. E tillë është edhe dorëheqja e njërit nga antarët e kryesisë së Degës së LDK-së në Gjermani, Xhevat Berisha.

Anëtar i kryesisë së Degës së LDK-së në Gjermani dhe Nënkryetar i Nëndegës për Rrethinën “PFALZ”, Xhevat Berisha jep dorëheqje të parevokueshme nga këo dy pozita

Arsyetim:

Me shpresë që si anëtar i LDK-së do të ri-aktivizohëm me tërë potencialin tim pas largimit të ozurpatorve të LDK-së nga kreu i saj, dhe kthimi e njerzve të perjashtuar për të cilët shpreh gjithë konsideratën time për bashk-veprimet me të cilat kemi rrugëtuar për tri dekada, unë demonstrativisht ngris zërin duke ju njoftuar se nuk mund t’pajtohëm me politikat e Isa Mustafës, Skender Hysenit dhe të Agim Veliut të cilët sot e kan marr fatin e LDK-së në duarët e tyre.

Prandai jam i shtrënguar të jap DORËHEQJE TË PAREVOKUESHME në cilësin e ketyre dy pozitave që i kam mbajtur në LDK-së.

Ndjehëm keq sepse me LDK kam gjet miq e bashkëpuntorë të frymës jetike të filozofisë Rugoviane të cilët e duan atdheun pa hile, ndarja me të tillët, nuk është edhe aq e lehtë sepse kemi vepruar dhe tejkaluar sfida të shumta.

Sipas bindjes time në LDK-n e sotme është braktisur filozofija e Presidentin Rugova, ozurpatorët e kanë vrarë shpresën, të cilën kjo parti dikur ua jepte shqiptarëve në Kosovë.

LDK-ja e sotme, nuk është e reformueshme ajo tani drejtohet nga dy tre njerëz të dështuar, që nuk njohin llogaridhënie dhe nuk i nënshtrohen konkurrencës demokratike.!

Gjatë viteve të fundit me shumë ngulm, së bashku me shumë veprimtarë të tjerë, kemi bërë përpjekje të shumta për të evituar çuarjen e LDK-së drejt buzës së greminës, por kemi hasur në struktura të betonuara, të cilat kan krijuarar bariera sipas skenarit aklamativ të Isa Mustafes, Agim Veliut e Skënder Hysenav të cilët kanë vendosur ti mbajnë pozitat edhe kur bastionet e LDK-së një nga një binë në durët e partive tjera me logjikën qoroditëse se humbësi duhë avansuar.! Edhe pse LDK,ja vite me radhë ishte në pushtet, nuk bëri asgjë për zbardhjen e vrasjeve politike dhe nxjerrjen para drejtësisë të kriminelëve.

Shka është edhe ma e dhimshëme kur sheh se edhe një pjesë e familjarëve të këtyre viktimave të joshur nga kolltuqet, kan zgjedhur heshtjen duke ja mbajtur zhagun Isa Mustafës i cili para fushatave akuzonte SHIK-un për ato vrasje, në anën tjeter nga pozita e kryeministrit krijonte fonde miljonshe për mbrojtjen e tyre.!

Kur lojaliteti ndaj partisë politike, në këtë rast LDK-së, bie ndesh me lojalitetin ndaj parimeve dhe interesave të qytetarëve të saj, është koha për të folur edhe për t‘marrë vendime të vështira; kështu na ka mësuar i „pavdekshmi“ Dr. Ibrahim Rugova. Me Profiterët si Isa Mustafën dhe Agim Veliun që edhe me djallin bëjnë krushqi, vetëm e vetëm për të përfituar edhe më tej nga grabitja e shtetit më të varfër në Evropë; nuk shkohët tutje, me të tillët proces i degjenerimit të LDK-së po rrjedh me shpejtësi.!

Ky degradim i filluar nga kryetari Isa Mustafa nuk është synimi për të cilin jam angazhuar pa ndërprerje që nga viti 1989 në Lidhjen Demokratike të Kosovës, shpresa e fundit ka vdekur: kush beson në reformimin dhe ndryshime në LDK,n e sodit rrezikon ta mashtrojë vetveten.!

Rruga ime dhe qëndrimi im mbetën të pa-ndryshuara, do të vazhdoj edhe më tutje ta ngris zërin për demokraci dhe çlirim nga kastat e saj kriminale dhe e korruptuar…

Tani duhet guxim, sepse jemi vonuar, ndryshimet nuk vijnë vetvetiu dhe aq më pak nga lart.

Është koha që të gjithë së bashku të hapim një kapitull të ri për Kosovën.!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *