VMRO-DPMNE: Gjysëm milion qytetarë jetojnë në varfëri me 2 euro në ditë

“Zoran Zaev dhe familja e Zaevëve po tallen pa fije turpi me popullin. Përderisa njerëzit po zhyten në varfëri, Zaevët hanë me enë nga ari që kushtojnë aq sa të ardhurat e një familje mesatare.

Zaevët hanë me lugë të arta ndërsa gjysmë milioni qytetarë jetojnë në varfëri me vetëm dy euro në ditë. Zoran Zaevit nuk i trembet syri aspak se 54,000 njerëz kanë humbur punën gjatë vitit të fundit dhe 50,000 qytetarë të tjerë po marrin paga të parregullta.

Zaev drekon me enë luksoze prej ari ndërsa shtetin e ka zhytur në borxh një miliard euro për një çerek viti, vrimën e buxhetit e ka bërë 920 milion euro dhe lejoi që 200 milion euro të personave fizikë dhe juridikë të dështonin me likuidimin skandaloz të Bankës Eurostandard.

Për atë se sa është i shkëputur nga realiteti klani Zaev tregon fakti se përderisa ata përdorin enë të arta, populli mbledh donacione për trajtimin e bashkëqytetarëve të tyre. Kulmi i paturpësisë është luksi i Zaevëve në mes epidemisë ku pothuajse 2,500 njerëz kanë vdekur dhe 85,000 janë infektuar,” thuhet në deklaratën e mëngjesit të opozitës VMRO-DPMNE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *