
LSDM vazhdon me krijimin dhe zbatimin e masave dhe politikave që do të mundësojnë që viti i ri 2021 të jetë një vit i rritjes dhe zhvillimit ekonomik, vit në të cilin ekonomia maqedonase ngadalë dhe sigurt do të kthehet në ritmet e mëparshme të rritjes, vit në të cilin do të vazhdojë të rritet dhe standardi i qytetarëve.
Në vitin e kaluar, të ballafaquar me krizën globale financiare dhe shëndetësore, ne kemi treguar se me një qasje të përgjegjshme, gjithëpërfshirëse dhe të duhur, pasojat nga kriza e koronës në ekonomi ne mund t’i minimizojmë.
Që nga fillimi i krizës, ne kemi krijuar dhe zbatuar katër paketa të masave ekonomike për të mbështetur kompanitë dhe individët më të prekur nga kriza, për të cilat kemi siguruar mbi 1.2 miliardë euro. Ato politika dhanë rezultat.
Dhjetëra mijëra vende pune janë shpëtuar dhe rreth 500,000 qytetarë janë ndihmuar drejtpërdrejt.
“Ky vit do të jetë një vit i rimëkëmbjes së plotë ekonomike, një vit i rritjes ekonomike dhe zhvillimit, gjë që konfirmohet edhe nga Buxheti për 2021, i cili është zhvilluar dhe përshtatur për të përmbushur të gjitha sfidat në vitin e ardhshëm,” thuhet në deklaratën e partisë në pushtet LSDM.