Skandal: Qytetarët janë detyruar të paguajnë për qese PVC dhe arkivol për të afërmit e vdekur nga kovid-19 edhe pse nuk ka patur një protokoll të tillë

Një skandal i rradhës dhe një plaçkitje që u është bërë qytetarëve tash e disa muaj që nga fillimi i pandemisë, është zbuluar këto ditë. Konkretisht që nga fillimi i krizës familjarët që u kanë ndërruar jetë të afërm nga kovid-19 janë detyruar të paguajnë për një protokoll inekzistent, më saktësisht për një qese PVC me të cilën është mbështjellur kufoma dhe për një arkivol nga kallaji që është varrosur i ndjeri, e që kanë kapur vlerën prej 25.000 deri 120.000 denarë. Me këtë, krahas presionit psigjik që kanë patur të afërmit e viktimave nga kovid-19, dukshëm është dëmtuar edhe xhepi i tyre. Se kush ka përfituar nga e gjithë kjo vjedhje klasike mbetet të shihet në vijim, nëse eventualisht Prokuroria do të nis hetimet për të zbardhur rastin

Advertisement

Për këtë, dje kanë reaguar edhe nga Koalicioni opozitar ASH-AAA.

Sipas Protokollit të miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nuk është e rregulluar ligjërisht që trajtimi i trupit të një personi të vdekur nga kovid-19 të bëhet me arkivol metalik të mbyllur.

Foto: Varrezat muslimane në Brixton Londër

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *