Qytetarët e Velesit për çdo ditë i godasin shenjat e trafikut me kokë ngaqë janë të vënduara shumë poshtë

Gjatë dhjetorit, shenja të shumta të reja të trafikut janë instaluar në qytetin e Velesit dhe i ndërruan ato ekzistuese. Punonjësit që i vendosën ato thonë se janë vendosur me qindra në vende të ndryshme në qytet. Këmbësorët reagojnë se disa shenja të trafikut janë vendosur shumë poshtë, jashtë standardit dhe ndodh që të lëndohen kur kalojnë pranë tyre, duke i goditur me kokat e tyre.

Të tjerët theksojnë se janë vendosur dy shenja identike të trafikut disa metra larg njëra-tjetrës edhe pse kanë të njëjtin kuptim.

Tenderi për shenjat e reja e fitoi firma “Viadukt TrejdGostivar”. Qeveria lokale nuk mund të thotë numrin e saktë të shenjave të sapo instaluara, dhe për këtë arsye as çmimin se sa para janë paguar për këtë shërbim.

“Sinjalizimi vertikal në rrugët në të gjithë qytetin ka ndryshuar, për shkak të dëmtimit dhe për shkak të vjetërsimit të tij. Arsyeja është ndryshimi i regjimit të trafikut. “Vendosja është në përputhje me standardet dhe normat ekzistuese për rregullimin e trafikut,” thonë nga qeveria lokale, transmeton Sakamdakazam.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *