
Më 07.01.2021 rreth orës 21:00 në fshatin Gradec, Gostivar, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar arrestuan B.A (35) nga fshati Gradec, pronar i një objekti hotelierik që punonte pas kohës së lejuar dhe i cili brenda kishte 20 mysafirë.
Advertisement
Ai u ndalua në Stacionin Policor të Gostivarit dhe pas dokumentimit të plotë të çështjes, do të ngritet padi penale sipas Nenit 206 të Kodit Penal për “mosveprim në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”.
Advertisement