Ja çfarë e shkaktoi shpërthimin dhe gropën gjigante në parkingun e spitalit në Napoli

Ka filluar inspektimi në Ponticelli (Napoli), pas gropës gjigante që u hap në parkingun e spitalit Del Mare. Sipas rezultateve paraprake bëhet fjalë për një problem hidrogjeologjik.

Sipas “TGCOM”, tashmë ka nisur edhe një studim gjeologjik për të parë edhe pjesë te tjera të territorit.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme, ndërsa shpërthimi shkaktoi një gropë të madhe rreth 50 metra të gjerë.

Fatmirësisht nuk mbetën persona të lënduar, ndërsa spitali u mbyll përkohësisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *