Spasovski tallet me zv.ministrin Bushi: Unë do të përgjigjem në vend të tij, ai është i dënuar dhe tani po mban maskë

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, sot nuk e lejoi zv / ministrin Nazim Bushi të përgjigjet në një pyetje të gazetarit, lidhur me ditëlindjen e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, duke theksuar se ai ishte ndëshkuar dhe se tani ai mban maskë dhe nuk mund të flas.

Advertisement

“Jo, do të përgjigjem un, sepse ai është ndëshkuar. Nuk mund të përgjigjet dhe për atë se është ndëshkuar tani ai mban maskë. Nëse ai nuk do të ishte ndëshkuar, mbase ai nuk do të kishte vënduar maskën tani dhe të gjithë ata që ishin ulur në atë tryezë u ndëshkuan, qofshin ata deputetë apo ministra”, tha Spasovski

Spasovski theksoi sot se të gjithë ata që ishin në takim në ministri, pa maska, janë ndëshkuar dhe për ndjekje penale do të vendosë prokuroria.

Advertisement

Leave a Reply