Policia do t’i konfiskojë deri në 3 muaj veturat që bëjnë zhurmë, lëshojnë tym të zi ose janë të parregullta në ndonjë mënyrë tjeter

Para Vitit të Ri, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi Ligjin e ri për Sigurinë e Trafikut Rrugor, sipas së cilit policia do të jetë në gjendje të heq menjëherë targat e automjetit në mes të autostradës ose në ndonjë rrugë tjetër dhe ta heqë atë nga trafiku nëse dyshohet të jetë me defekt teknik. Automjete të tilla mund të mbahen nga policia deri në 90 ditë.

Këto risi pasuan pas zbulimit masiv të automjeteve privatë dhe të ndërmarrjeve të cilat ishin të paregjistruara për vite me rradhë si dhe automjeteve me defekte teknike, të cilat janë arsyet më të zakonshme të aksidenteve të rënda të trafikut, arsye për të cilën të njejtat njihen edhe si automjete vrasëse. Nga trafiku bashkë me veturën do të largohen menjëherë edhe drejtuesit e mjeteve pa leje vozitjeje ose me leje të skaduar, si dhe ata që drejtojnë automjetin nën efekte të forta të ilaçeve kundër depresionit, ata që ngasin veturen të lodhur, të dehur, të droguar.

Një zyrtar policior mund të largojë një automjet nga trafiku dhe t’a konfiskojë përkohësisht automjetin derisa të përcaktohet korrektësia teknike, por jo më shumë se tre ditë pune. “Nëse konfirmohet ndonjë parregullsi teknike e automjetit, e cili i referohet shkaktimit të zhurmës së madhe ose në rast se licenca e trafikut së automjetit ka skaduar për gjashtë muaj ose më shumë, automjeti konfiskohet për një periudhë prej 90 ditësh”, thuhet në ndryshimet e miratuara.

Kjo do të thotë që zhurma e madhe, shkarkimit i tymit të zi, ngasja e ngadaltë ose pamundësia e frenimit të një automjeti, dmth për të ndaluar menjëherë me frenat, do të jenë sinjale për policët e kontrollit të trafikut për të dyshuar në një mosfunksionim teknik, dmth të ndalojnë menjëherë automjetin, ta heqin nga rruga dhe ta dërgojnë në kontroll teknik. Ndërsa, sinjal i mosfunksionimit dhe autorizimit për policinë për ta konfiskuar mjetin përkohësisht, është edhe nëse automjeti nuk është i regjistruar.

Të gjitha shpenzimet në raste të tilla i nënshtrohen shoferit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *