Taravari: Spasovski u mban ligjerata funksionerëve të BDI-së sikur kalamaj të vegjël

Arben Taravari reagon ndaj deklaratës së Oliver Spasovskit:

Mjaft luajtët me fatkeqsinë e qytetarëve në këtë kohë krize ekonomike dhe varfërie, duke ua nxjerr para syve atyre dënimet, herë 10 euro e herë 20 euro denime që duhet paguar nga zyrtarët e BDI me rastin e shkeljes së masave mbrojtëse kundër covid 19!

Këto 10-20 Euro zyrtarëve që janë bërë milioner e dimë se nuk ua prishin rahatinë. Ju me kaq e bleni një votë, ju harxhoni qindra mijëra Euro vetëm për një këngë, për një drekë, darkë, ahengje private…

Përgjegjësia e një bartësi të një funksioni publik është vetëm morale. E dijmë që se keni një të tillë. Sikur ta kishit moralin sot do të ishit të dorëhequr, dhe nuk nuk do të lejonit që Ministri i Policisë Oliver Spasovski tju mbaje ligjerata sjellje dhe mirësjellje si kalamajve të vegjël!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *