Arrestohet një 25-vjeçar nga Haraçina e Shkupit

Është mbyllur një objekt hotelierik në Haraçinë ndërsa pronari është arrestuar.

Advertisement

Mbrëmë zyrtarë policorë në bashkëpunim me zyrtarë të Inspektoratit shtetëror të tregut rreth orës 21:20 gjatë kontrollit në një objekt hotelierik në fshatin Haraçinë të Shkupit, kanë konstatuar se çajtorja në fjalë ka punuar edhe pas orarit të lejuar dhe se brenda ka patur shumë klientë brenda. Në lokal ka qenë edhe pronari A.B 25-vjeçar i cili është shoqëruar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do t’i ngrihet padi adekuate.

Advertisement

Leave a Reply