Ja çfarë u kishte sugjeruar Kim Jong-Un koreanëve që të hanin gjatë pandemisë

Para gati gjashtë muajsh, kur Koreja e Veriut po kalonte një krizë për shkak të koronavirusit, autoritetet u kishin rekomanduar qytetarëve që të hanin breshka.

Advertisement

Mbyllja edhe më shumë e kufijve nga pandemia kishte shtuar varfërinë e njerëzve në shtetin që është goditur ashpër edhe nga sanksionet e Kombeve të Bashkuara gjatë viteve të fundit, pas ambicies së Kim Jong un për armë bërthamore.

Në faqen zyrtare të qeverisë thuhej: “Që në kohët e vjetra, breshkat janë përdorur për gatim, pasi kanë shije të mirë dhe janë shumë ushqyese. Breshka ka proteina, aminoacide dhe vitamina që kurojnë hepatitin, tensionin e lartë dhe sëmundje të tjera. Veçanërisht, gjaku i breshkës është efikas ndaj diabetit dhe forcon imunitetin e fëmijëve”.

Advertisement

Leave a Reply