Pse 11 janari është dita më me fat e muajit

Në kalendarin e ri rrethoni datën 11 janar sepse sipas astrologjisë dhe numerologjisë, është dita më me fat e këtij muaji.

Në fakt, i gjithë janari është i mbushur me fillime të reja, por data 11 është veçanërisht e mbushur me energji fatsjellëse falë fuqisë numerlogjike që kjo datë ka dhe lidhjes harmonike të planeteve.

Në numerologji, ky numër 11-ta përfaqëson pavarësinë dhe besimin tek vetje dhe mbart energjinë që i duhet dikujt për t’ja nisur nga fillimi. Përdoreni 11 janarin për të vendosur qëllimet e qarta të këtij viti dhe për t’u karikuar teksa nisni rrugëtimin për arritjen e tyre.

Numri 1 (në numerologji) përfaqëson fillimet dhe dyer të reja që hapen. Sipas ekspertëve gjatë asaj dite edhe hapat më të vegjël që hidhni janë të sigurtë, të fortë dhe ju ndihmojnë të shkoni larg.

Kombinimi i dy numrave të njëjtë e bën dyfish më të fortë energjinë e saj. Bëni plane konkrete gjatë asaj dite dhe përcaktoni objektivat për të ardhmen. Eshtë ditë perfekte për t’i hapur vetes mundësi të reja.

Edhe nga ana e astrologjisë, 11 janari reflekton energji fatsjellëse për fillime të reja. Marsi dhe Urani do të na bëjnë të ndihemi më mirë duke injektuar tek të gjithë një element që mund të na surprizojë gjatë asaj dite. Kjo do të thotë që nëse merrni guximin për të bërë diçka ndryshe, fati është në anën tuaj. Shfrytëzojeni 11 janarin sa të mundeni!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *