
Policia në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut dje pas orës 21:00 ka mbyllur një çajtore në Haraçinë të Shkupit, teksa ka arrestuar edhe pronarin për punë pas kohës së lejuar dhe një numër të madh të mysafirëve në objekt.
Advertisement
“Pronari A.B. (25) u gjet gjithashtu në çajtore nga fshati Haraçinë dhe ai u arrestua në Sektorin e Policisë Haraçinë, dhe pas dokumentimit të çështjes, do të ngrihet padia penale sipas nenit 206 të Kodit Penal”, thuhet në kumtesën e MPB-së.
Objekti është mbyllur nga inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut.
Advertisement