Zgjohet dhe largohet nga intubimi njëri nga të lënduarit që u dërgua për shërim në Turqi

Mbi 40 persona mbetën të lënduar, si pasojë e një shpërthimi që ndodhi javën e kaluar në një prej restoranteve në qytetin e Ferizajt.

Katër nga këta të lënduar u nisën për në Turqi, për të marrë trajtim të mëtutjeshëm pasi gjendja e tyre ishte shumë e rënduar.

Por një lajm i mirë erdhi sot pikërisht për njërin prej të plagosurve, e që është Edon Bekteshi.

Afërdita Hoxha përmes një publikimi në Facebook bëri të ditur se Edoni është zgjedhur dhe është larguar nga intubimi, ka takuar gruan e tij dhe njëkohësisht e kuptoi se gjendet në Stamboll.

Pjesë nga publikimi i saj:

– Edoni eshte zgjuar dhe eshte larguar nga intubimi, ka takuar gruan e tij dhe ka biseduar, njekohesisht e ka kuptuar qe gjindet ne Stamboll!

O zot i madh ndihmo qe te gjithe te zgjohen nga gjumi dhe te bisedojne me familjaret e tyre!

O zot i madh na jep ca shkëndija shprese për Gencin !

Lutemi se bashku!

I lutemi Ministrise qe t’iu jep kontakte per tu informuar edhe familjaret e Fidanit dhe Enverit te cilet tani jane ne Austri!

Vazhdojme te mbledhim fonde per te gjithe grupin e te lenduarve ne Steak House Ferizaj!.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *