Aksident i rëndë trafiku në autostradën Veles-Shkup

Trafiku në autostradën Veles-Shkup është ndaluar për shkak një aksidenti të rëndë trafiku në rreth 16 kilometra nga Velesi, ku qindra vetura janë duke pritur në kolonë.

Gjashtëdhjetë-vjeçari V.S. nga qyteti i Prilepit është gjetur i vdekur ne autostradën Veles-Shkup afër makinës të cilën e kishte drejtuar ai.

Në makinë është gjetur edhe e ëma e tij, Tetëdhjetëenëntë-vjeçarja D.S. e cila ka qenë e ulur në sediljen prapa. Siç informojnë nga spitali i Velesit ku është transportuar e ëma thuhet se ka lëndime më të lehta në kokë dhe në këmbën e dhajthë.

Nga LAM informuan se trafiku është ndërprerë nga ora 10.45 minuta, ndërsa aksidenti është realizuar para tunelit në Katllanovë.

Trafiku do të jetë në ndërprerje derisa zgjatë kontrolli, ndërsa në vendngjarje ka arritur edhe policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *