Zeka: Albin Kurti është patriot i madh dhe politikan tepër tepër i keq

Ish-deputeti dhe gazetari, Milaim Zeka, ka qenë i ftuar mbrëmë në emisionin “Express Rozë”, ku iu është përgjigjur disa pyetjeve.

Në mesin e pyetjeve që iu parashtrua është edhe ajo se çfarë mendimi ka për Albin Kurtin. Zeka e ka cilësuar Kurtin si një patriot të madh dhe një politikan tepër të keq.

“Mendimi im për Albin Kurtin, është njeri i cili ka vuajtur shumë dhe është shqiptar i madh, patriot i madh dhe politikan tepër tepër i keq”, ka thënë Zeka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *