Arrestohet tetovari që ishte mbuluar me çarçaf dhe kishte kryer vjedhje në një fshat të Tetovës

Një hajdut i maskuar me një çarçaf të bardhë mbi trupin e tij ka hyrë në një lokal në fshatin Jançisht të Tetovës, duke menduar se nuk mund ta njihnin atë në atë mënyrë. Sidoqoftë, vjedhja u regjistrua nga kamera e sigurisë, pas së cilës hajduti u ndalua nga policia e Tetovës.
“Më 9 janar në orën 8 D.S nga Jançishti ka raportuar se në një objekt – kafe-bar, ku kishte makina për lojëra të fatit, në periudhën prej 1:30 deri më 7:20 një person i panjohur ka kryer vjedhje në lokalin e tij. Personi fillimisht ka hapur derën e hyrëse dhe pastaj ka hapur njërin nga aparatet e lojërave të fatit. Ai nga aparati i lojërave të fatit ka marrë 67,140 denarë, një pjesë në euro dhe një pjesë tjetër në denarë. Pak më vonë, rreth orës 13 pas dyshimit për kryerjen e vjedhjes, është arrestuar Z.B (45) nga i njëjti fshat ”, thotë zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski.

Pamjet e marra nga kamera e sigurisë në kafenenë tregojnë një person, i gjithi i mbuluar me një çarçaf të bardhë, duke hyrë në lokalin e tij, duke menduar se nuk do të mund ta njohin atë aq të maskuar. Por kjo nuk ishte e mjaftueshme, kështu që policia shpejt gjurmoi hajdutin, i cili ishte nga i njëjti fshat, dhe e arrestoi atë.

Policia nuk tregon se si arritën ta gjejnë hajdutin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *