Arrestohen vjedhësit, të cilët vodhën para nga një bankomat në Gostivar

Foto ilustrim

SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, ka zbardhur vjedhjen e rëndë e cila ishte kryer në datë 1 dhjetor të vitit të kaluar nga një bankomat, të vendosur në një shitore në Gostivar dhe deri në Prokurorinë Themelore Publike Gostivar, ka ngritur padi penale kundër pesë personave: M.A. (32) dhe R.R. (33) nga Svillarja e Poshtme e Shkupit, N.R. (47) dhe A.B. (36) nga Haraqina e Shkupit dhe kundër 24-vjeçarit M.K. nga Republika e Shqipërisë. Dy personat N.R dhe A.B. këtë mëngjes (10 janar) janë privuar nga liria, kurse personi R.R. po mbahet në paraburgim për një vepër tjetër penale. Të pandehurit dyshohet se kanë vjedhë një milion e 800 mijë denarë nga një bankomat duke përdorur forcën dhe pasdite me parashtresë adekuate janë dërguar para gjyqtarit, në një procedurë paraprake në Gjykatën Themelore në Gostivar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *