Për shkak reshjeve të shiut dhe mjegullës, ski-liftet në Kodrën e Diellit nuk janë në funksion

Reshjet e shiut dhe mjegulla në terrenet për ski janë arsyeja pse ashensorët e skijimit në qendrën për ski në Kodrën e Diellit nuk funksionojnë, informojnë nga udhëheqësia. Shiu i dëmton shtigjet, kurse dukshmëria është e ulët për shkak të mjegullës.

Advertisement

“Për shkak të kushteve të pafavorshme të motit të shoqëruara me mjegull dhe shi, sot qendra për ski nuk do të funksionojë. Sapo të krijohen kushtet në ditët në vijim, ne do të sigurojmë informacion shtesë”, kumtuan nga Qendra për ski në Kodrën e Diellit.

Në periudhën e fundit kanë punuar teleferikët “Shën Ilija” dhe “Ceripashina” dhe ashensorët e skive “Aerodrom” dhe “Ge”, ndërsa teleferiku i ri me gjashtë ulëse nuk u vendos në funksion këtë periudhë dimri.

Advertisement

Leave a Reply