Çedomir Jovanoviç në gjendje të rëndë shëndetësore

Lideri i Partisë Liberal Demokrate të Sërbisë Çedomir Jovanoviç, është shtrirë në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Sipas burimeve jozyrtare ai ka pneumoni në të dyja krahët e mushkërive, ndërsa testi nuk ka treguar se ai ka koronavirus.

Advertisement

Siç konfirmojnë jozyrtarisht burime të afërta me Jovanoviç për B92, gjendja e tij shëndetsore është e rëndë dhe e komplikuar dhe ai ka dhimbje të mëdha.

Mjekët dyshojnë për emboli pulmonare ose ndezje të ‘palcës kurrizore’, thekson burimi, por thekson se deri tani nuk është zbuluar shkaku për gjendjen e rënduar të Jovanoviçit.

Problem tjetër është edhe shtypja e lartë e gjakut, gjë që mjekët po mundohen t’a zvoglojnë.

Gjendja e Jovanoviçit sipas të gjitha gjasave është pasojë e koronavirusit që ai e pati muajin Korrik. Atëherë ai pati ndezje të mushkërive të bardha, gjë që e shtroi në klinikën Infektive në Beograd.

Ai është në vetëdije, komunikon, në gjendje stabile dhe nuk është i kyçur në ksilorod.

Advertisement

Leave a Reply