Opozita shqiptare shpërndan rezultatet nga anketa e “Institutit SIA VISTA” që përbëhet kryekëput nga persona me qëndrime anti-shqiptare

Ditëve të fundit opinioni shqiptar në Maqedoninë e Veriut është dëshmitar se si Koalicioni opozitar ASH-AAA, zyrtarë të saj, aktivistë shpërndanë rezultate nga një anketë e realizuar nga i ashtuquajturi “Instituti SIA VISTA”, institut ky që përbëhet kryekëput nga persona maqedonas të njohur për opinionin për qëndrimet e tyre radikale anti-shqiptare.

Se sa është e vërtetë se është realizuar një anketë e tillë, nëse është e paramenduar apo jo, apo është edhe një tentim tjetër i partisë VMRO-DPMNE që të mbulojë dështimin e kësaj partie në disa cikle zgjedhore mbetet për tu zbuluar.

Ndaj kësaj ankete ka reaguar edhe partia e pushtetit LSDM, duke e quajtur të njejtën si tentim i “Oborrit të bardhë” për të mbuluar dështimet e Hristijan Mickovskit, i cili sipas tyre është një humbës i gjashtë cikleve zgjedhore dhe nuk dihet se a do t’a ruajë karriken e udhëheqësit të partisë.

Nga LSDM thonë se zgjedhjet janë mbajtur dhe se qytetarët edhe njëherë e dënuan Mickovskin dhe VMRO-DPMNE-në.

“Ndoshta është hera e parë që një Institut të korrigjojë anketën e tyre brenda dy orëve”, thonë nga kjo parti duke iu referuar asaj se kanë publikuar rezultate të ndryshme në një afat prej dy orësh.

Kujtojmë se nga kush përbëhet ky Institut: Lambe Arnaudov, Sotir Kostov, Risto Nikovski, Eftim Kletnikov, Cvetin Çilimanov, Oliver Andonov.

Personi Sotir Kostov apo ndryshe i njohur si ‘ekspert’ i Prokurorisë Publike të VMRO-DPMNE-së, u bë i njohur për publikun kur deklaronte se shqiptarët në RMV nuk janë 30, as 25, as 20 % por shumë më pak se aq.

Foto: “Sotir Kostov: Partitë e Shqiptëtarëve nuk mund t’ë ikin nga regjistrimi i popullsisë”

Risto Nikovski është ndoshta më i zëshmi kundër qeverisë aktuale dhe shqiptarëve në përgjithësi. Zëri i tij filloi të lakohet kur u zbulua se djali i tij ka qenë këshilltar i ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit, gjë që i kishte kushtuar popullit 220.000 euro. Nikovski hapur ka qenë kundër të gjitha të drejtave që shqiptarët janë munduar të fitojnë në RMV. Ai ishte i zëshëm dhe kategorikisht kundër kur në RMV duheshte të sillet ligji për dygjuhësi.

Foto: “Risto Nikovski: Dygjuhësia don të thotë fund i karakterit maqedon të shtetit”

Oliver Andonov u bë i njohur si Ministri që ka qëndruar në post me kohën më të shkurtë në histori të shtetit. Ai qëndroi si Ministër i Punëve të Brendëshme për vetëm një ditë. Por emri i tij u bë më i njohur për publikun në rastin e 27 Prillit kur duheshte të votohet Kryetari shqiptar I Parlamentit të RMV-së. Andonov atë periudhë ka qenë njëri ndër planifikuesit dhe realizuesit e planit për të hapur dyert e Kuvendit që huliganët të hyjnë brenda, ku më pas Presidenti u shtetit do të shpallte gjendje të jashtezakonshme dhe do të arrestoheshin disa persona që tentonin të formojnë qeveri plotësisht legale. Përfshirjen e Andonov në këto incidente e konfirmon edhe një nga të dënuarit e 27 Prillit, Nikolla Vojminovski i cili u dënua pikërisht për tentim vrasjen e Ziadin Selës.

Gazetari kontrovers Cvetin Çilimanov para pak kohësh theksoi se Bashkimi Europian nuk e pranon antarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut shkaku se 30% e saj përbëhet nga muslimanë. Ai duke ironizuar dhe ofenduar njëkohësisht shqiptarët në një shkrim të tij pyeste : “Vllezër shqipëtar, a jeni në gjendje të ndërroni fenë që të hyni në EU”?/GazetaPopulli

Foto: “Cvetin Çilimanov: EU nuk do t’a pranojë Maqedoninë përshkak se është 30% muslimane”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *