Përmbytjet në Shqipëri, ushtria ka dalë në terren

Ushtria shqiptare po furnizon me ushqim dhe ujë familjet në veriperëndim të Shqipërisë që janë të izoluar nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm.

Për momentin nuk ka informata për persona të vdekur ose ngordhje të bagëtive, sipas zyrtarëve shqiptarë.

Në deklaratën nga Ministria e Mbrojtjes deklarohet se të paktën 36 familje janë evakuuar nga zonat e Lezhës dhe Durrësit, si dhe shtëpitë e rreth 20 shtetasve të tjerë për të cilat u vërtetua se ata ishin “të papërdorshme” pasi u dëmtuan nga përmbytjet.

Autoritetet thonë se 7,450 hektarë tokë në Shkodër, Lezhë dhe Durrës janë përmbytur, disa ura në zonat rurale janë shkatërruar dhe disa rrugë janë bllokuar përkohësisht nga rrëshqitjet e tokës.

Deri në disa fshatra mund të shkohet vetëm me kamionë ushtarakë ose anije të vogla.

Për shkak të shiut në Shqipërinë qendrore dhe jugperëndimore, ekziston rreziku i rritjes së nivelit të ujit në lumenj, por situata është e qëndrueshme për momentin.

Autoritetet kanë frikë se shirat e rrëmbyeshëm mund të krijojnë probleme më të mëdha dhe sipas kryeministrit shqiptar Edi Rama, orët e ardhshme do të jenë “më kritiket”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *