
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Punëve të Brendshme:
“Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (10.01.2021) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 179 gjoba, prej të cilave për tejkalim të shpejtësisë 28 persona, drejtim i automjetit pa patentë shofer 22 persona, automjete të paregjistruara 17 kundërvajtje dhe në gjendje të parregulltë teknike, për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit janë sanksionuar 10 shoferë, për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit janë shqiptuar 9 gjoba, kurse tetë ndëshkime për kalim në semafor të mbyllur.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”.