
Mbrojtja dhe të akuzuarit në rastin “Monstra” do të inspektojnë raportin e Ministrisë së Brendshme për analizën e 10 prej 31 celularëve. Ky vendim rezultoi nga fakti që avokatët dhe të akuzuarit në këtë rast kanë marrur vetëm një njoftim nga analiza, por jo edhe përmbajtjen e raportit të Ministrisë së Brendshme për celularët.
Përfaqësuesi i Departamentit të Forensikës Dixhitale, gjatë deklaratës së tij në gjykatë, shpjegoi procedurën se si kryhet analiza e celularëve.
Ka raste kur softueri nuk ofron mbështetje për ekstraktimin e një telefoni të veçantë. Përgatitja e këtij raporti filloi më 24 tetor 2019 dhe zgjati deri në shkurt të vitit 2020, tha ai.
Mosfunksionimet teknike të disa prej celularëve ishin mungesa e baterisë, pamundësia për tu lidhur me kompjuterin, bateria jofunksionale dhe të ngjashme.
Rastin “Monstra” po e udhëheq gjyqtari Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues të prokurorisë përfaqësohet janë Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski.
