Gropat që u shfaqën pas tërmetit të fuqishëm në Petrinje vazhdimisht po zgjerohen

Gropa më e madhe që u shfaq në vend, në fshatin Kroat Meçençani, në afërsi të Petrinjes, pas tërmetit në atë zonë, vazhdon të zgjerohet.

Gropa e gjërë mbi 20 metra dhe e fellë së paku 5 metra, është rrethuar dhe pas kontrolleve gjeologjike do të vendoset për një rehabilitim të mundshëm, konfirmojnë geologët kroat.

“Bëhet fjalë për një kollaps i shkaktuar nga kombinimi i të ashtuquajturës asfiksi dhe shembjes së shkëmbinjëve gëlqerorë poshtë sipërfaqes së përmbytur në ujë. Grimcat e vogla udhëhiqen dhe formojnë shprazëtira ndërsa tërmeti ishte si rezultat të ndodhë në këtë shkallë”, deklaroi per “Hina” Josip Terziç udhëheqës i Repartit për hidrogjeologji dhe gjeologji inxhinierike të Institutit gjeologjik kroat.

Ai gjithashtu ka theksuar se në afërsi të fshatrave Petrinje dhe Hrvatska Kostajnica janë paraqitur afër tridhjetë gropa të tilla në afërsi të shtëpive, si dhe më e madhja në një fushë më larg fshatrave.

Ka shtuar se situata së shpejti do të inçizohet me fluturake pa pilot me qëllim që të vërtetohet nëse ka edhe gropa tjera në tokë në atë rrethinë.

Kohëve të fundit tërmete të fuqishme e goditën Kroacinë, pikërisht në regjionin e Petrinjes, qytet i cili pati dëme të mëdha pas tërmetit më të fuqishëm prej 6.2 shkallë Rihter i cili ndodhi më 29 Dhjetor.

Tërmeti më i fundit me një fuqi prej 4.5 shkallë u regjistrua dje./GazetaPopulli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *