Tentoi të vras një person – policia shqiptare arreston në Tiranë 40 vjeçarin e kërkuar nga Policia e Kosovës

Policia e Shqipërisë pas një operacioni zhvilluar nga Fast Albania, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Interpol Tirana, kanë arrestuar 40 vjeçarin e kërkuar nga autoritetet e Kosovës nën akuzat për disa vepra penale.

“Operacioni policor i koduar “Lokalizimi”, i zhvilluar nga Fast Albania, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Interpol Tirana. Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese kosovare, për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë”. 40-vjeçari strehohej në një banesë me qira, në rrugën “Jordian Misja”, Tiranë”, thuhet në njoftimin e Policisë shqiptare, shkruan Insajderi.

Sipas njoftimit të policisë shqiptare, në zbatim të planit të masave për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, falë informacioneve policore dhe koordinimit të veprimeve u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Lokalizimi”.

“Në zbatim të kërkesës së ardhur nga ILECU Kosovë, për kapjen e një personi me rrezikshmëri shoqërore, FAST ALBANIA, DVP Tiranë dhe Interpol Tirana, bazuar në informacionet e marra më parë nga FAST ALBANIA, për 40-vjeçarin, i cili fshihej në Tiranë, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi të shtetasit G. M., 40 vjeç, banues në Kosovë”.

“Autoritetet ligjzbatuese kosovare e kishin shpallur në kërkim ndërkombëtar këtë shtetas, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet me tutje në njoftim.

Shtetasi kosovar G. M dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin S. M. dhe pas tentativës është larguar ilegalisht nga territori i Kosovës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me ILECU Kosovë, vijon procedurat për ekstradimin e 40-vjeçarit drejt Kosovës, shkruan Insajderi. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *