Nuk është Italia, as Greqia, zbulohet vendi që Rama i ”lypi” 975 vaksina

975 vaksinat që kanë mbërritur sot në vendin tonë janë dhënë nga shteti i Austrisë. Mësohet se është ky shteti të cilin kryeministri Edi Rama e mbajti top secret në konferencën e sotme, që i ka dhënë Shqipërisë një pjesë të vaksinave që ka marrë duke qenë se është shtet anëtar i BE-së.

Gjatë konferencës vetë Rama refuzoi që të bënte publik shtetin nga ishin siguruar dozat e para të vaksinës Pfizer, duke qenë se kjo kishte qenë një nga kërkesat e palës tjetër.

”Zhdoganimi procesi ka filluar të premten dhe sot në orën 09:00 është kryer. Vendi që na i ka dhënë ka kërkuar konfidencialitet. Në një ditë të caktuar shpresoj që unë ta them dhe ta falenderoj por për momentin nuk mundem. Ka kërkesa dhe këtë e kërkojnë të gjitha vendet. Sepse nëse një vend e bën këtë për Shqipërinë nuk dëshiron që 12 vende të tjera t’i thonë bëje edhe për ne. Pse e bën për ne, se di, ndoshta s’më takon mua ta themi, por ndoshte sepse keni Edi Ramën kryeministër,” tha Rama ndër të tjera gjatë bisedës me gazetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *