‘Kryeministri i parë shqiptar’ i BDI-së përfundon në propozim për Avokat të Popullit

Si shumë herë të tjera kur shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut nga të gjitha partitë që nga pavarsia e shtetit e deri më sot u është premtuar diçka dhe më pas kanë ngelur të zhgënjyer edhe kësaj rradhe me ‘Kryeministrin e parë shqiptar’ në histori të RMV kanë ngelur të zhgenjyer, pasi që i njejti person që u promovua si Kryeministri i ardhshëm është propozuar për Avokat të Popullit të RMV

Advertisement

Kjo u bë e njohur sot nga Komisioni i Kuvendit për çështje dhe emërime në seancën e sotme e ka konfirmuar listën e kandidatëve të paraqitur për kryetarë dhe anëtar të KSHZ-së, ndërsa me propozim të BDI-së, Naser Ziberi, me shtatë vota Për është konfirmuar si kandidat për Avokat i Popullit.

Siç ka njoftuar më parë MIA, shpallja për anëtar të KSHZ-së ka përfunduar, ndërsa deri tek Komisioni kanë arritur 14 kandidatura. Në mesin e tyre ka edhe ish anëtar dhe aktual, por edhe të punësuar në shërbimet e Komisionit dhe jurist.

Deri tani vetëm VMRO-DPMNE e ka konfirmuar përkrahjen për Aleksandar Dashtevski për kryetar të KSHZ-së.

Kjo le të kuptojmë që përsëri u thye premtimi i dhënë elektoratit, si shumë premtime tjera të pambajtura deri më sot.

Kujtojmë disa nga premtimet që i’u bënë shqiptarëve por të njejtët asnjëherë nuk u realizuan, dhe dëmet që i’u shkaktuan shqiptarëve në RMV:

Braktisja e idealit te UÇK-së dhe keqpërdorimi i luftës për pasurim personal.
Mos rregullimi i statusit të ish- luftëtarëve të UÇK-së.
Lënia pas dore e shumë ushtarëve të UÇK-së
Vrasja dhe likuidimi i ish- ushtarëve dhe komandantëve të UÇK-së.
Vrasja e Harun Aliut me shokë.
Rasti i Sopotit.
Rrahja e nxënësve shqiptarë
Enciklopedia që ofendoi shqiptarët.
Rasti Monstra.
Zhvatja e biznesmenëve shqiptarë-reket.

Rasti i Almirit.
Bastisja e shtëpive shqiptare në Kumanovë dhe Shkup
Rasti i dënimit maksimal i të rinjve shqiptarë nga përleshja ku pa paramendim mbeti i vdekur një qytetar maqedonas
Maxhar Telekomi.
Rasti Pacienti
Emërimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve nga ana e BDI-së në koordinim me Sasho Mijalkovin
Shkupi 2014.
Car Dushani.
Nepotizmi i skajshëm në çdo institucion.
Përsëritja nëpër pozita i figurave të njëjta.
Sharja e 700 mijë nënave shqiptare.
Migrimi i mbi 300 mijë shqiptarëve gjatë qeverisjeve 2002-2020
Politizimi i arsimit dhe degradimi i universiteteve ku notat shiten me librat që blihen.
Manipulimi me familjet e dëshmorëve dhe kushtëzimi i invalidëve të luftës për përkrahje të subjekteve politike
Vendbanimet shqiptare pa kanalizim e ujësjellës.
Kisha në Kala të Shkupit

Burgjet me kushte të mjerueshme.
Mungesa e shkollës shqipe në Bllacë.
Përfaqësimi i ulët i shqiptarëve në institucione dhe agjencione, si p.sh. Enti shtetëror për statistika  vende udhëheqëse të punës 3.3% shqiptare, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve vende udhëheqëse 10.8% shqiptare, Instituti për standardizim vende udhëheqëse 0% shqiptare, Drejtoria për ardhura publike të punësuar 11.5 % shqiptare, Agjencioni për energjetikë të punësuar në organ 9.1% shqiptare, Agjencioni për Rini dhe Sport vende udhëheqëse 0% shqiptare,
Sulmi terrorist me 27 prill në parlament kur Ministër i Brendshëm ishte kuadër i partisë shqiptare
Rrahja rrugaçe dy herë në parlament, në 2007 dhe 2014 nga ana e deputetëve të partive shqiptare
Mos zyrtarizimi i gjuhës shqipe.

Mbi 1000 të punësuar në administratë mbeten të pasistemuar si dhe shumica e të punësuarve mbeten të pa avancuar për shumë vite.

Shtimi i kazinove dhe bastoreve në çdo kënd të qyteteve.

Dështimi për të marrur datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Europian

Kryeministri shqiptar i RMV, e shumë premtime të tjera.

Advertisement

Leave a Reply