Kodër e Diellit: Një i mitur ka prekur trupin e një vajze të mitur nga Ohri

Të dielën në ora 13.40 në SPB Tetovë, një vajzë e mitur nga Ohri, ka raportuar se rreth orës 13.00 në qendër rekreative të skijimit në Kodrën e Diellit një person gjithashtu i mitur e kishte prekur nëpër pjesë të trupit të saj.

Lidhur me këtë ngjarje është njoftuar edhe Prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e çështjes. Për shkak të moshë të mitur nuk bëhen të ditur më shumë detale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *