
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk i ka kursyer sërish kritikat për BE lidhur me vaksinën ndaj COVID-19.
Rama thotë se BE funksionoi me parimin ‘’secili për veten, zoti për të gjithë’’.
Deklaratat e tij kanë bërë xhiron edhe në mediat ndërkombëtare.
Ansa” i referohet Ramës duke thënë se ai nuk zbuloi shtetin që ishte treguar bujar me Shqipërinë në një kohë që vendet e BE u “sollën në mënyrë të pakuptueshme praktikisht si edhe logjikisht me shtetet e Ballkanit Perëndimor”.
Ramës i referohet dhe France24, e cila gjithashtu mban theksin tek qejfmbetja e kreut të qeverisë shqiptare me BE-në.
“Vendet e BE nisen shpërndarjen që më datë 27 dhjetor dhe mund t’i kishin dhënë disa doza shteteve të Ballkanit Perëndimor për të vaksinuar ata që përballen në vijën e parë të frontit me koronavirusin, por nuk e bënë”, i referohet France24 Ramës.
Ndërkohë, Washington Post thekson Ramën teksa shprehet se “nuk duhej menduar si vendet e BE, sepse Shqipëria nuk ishte vetëm”.