178 shoferë të sanksionuar në Kryeqytet, 30 prej tyre për tejkalim shpejtësie

Shkup, Maqedoni e Veriut

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (11.01.2021) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. 

Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar  gjithsej 178 kundërvajtje, prej të cilave 30 për drejtimin e automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 19 masa për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, 7 gjoba për automjete në gjendje jo të rregulltë teknike dhe të paregjistruara, 13 gjoba për shfrytëzimin e celularit gjatë ngasjes së automjetit, poashtu janë shqiptuar pesë masa për kalim në semafor të mbyllur (dritë e kuqe). 

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave  dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *