BDI shpall fitore në Pllasnicë

Kandidati për kryetar komune nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim Alija Jahoski shpalli fitoren dhe para elektoratit të partisë falënderoi bashkëqytetarët që shkuan në votime në masë të madhe edhe përkundër pandemisë.

Advertisement

“Ata votuan njeriut e duhur. Unë do ta kryej funksionin sinqerisht dhe do të vazhdoj aty ku u ndal kryetari i mëparshëm, do të vazhdoj të realizoj projektet e filluara për këto 10 muaj. Falënderoj të gjithë ata që votuan, por edhe ata që nuk votuan, unë do të jem kryetari i të gjithëve, do të punoj 24 orë në Komunën e Plasnicës.” – deklaroi Jahoski

Alija Jahoski është vëllai i kryetarit të mëparshëm, Ismail Jahoski, i cili ishte kryetari i komunës me më shumë mandate. Ai dha dorëheqjen pasi u zgjodh në Kuvend në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura në korrik të këtij viti.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *