Mali i Zi hap kufijtë, masat e reja për lëvizjen e shqiptarëve

Mali i Zi ka ndryshuar rregullat e hyrjes në shtetin e saj, duke hequr kushtin e pasjes së një tamponi PCR me vete për shtetasit e huaj.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht edhe nga ministria e Jashtme shqiptare, e cila bërë të ditur se do të lejohen udhëtimet drejt këtij shteti fqinj.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se pas rishikimit të masave anti COVID, Mali i Zi ka vendosur të anulojë masën e ndalimit të komunikacionit ndërurban. Po ashtu, duke filluar që prej datës 12 janar 2021, do të lejohet hyrja e lirë e të gjithë shtetasve të huaj në Malin e Zi, përfshirë shtetasit shqiptarë, pa obligim për të paraqitur një test negativ PCR”, thuhet në një njoftimin për shtyp.

Sipas MEPJ, këto masa do të mbeten në fuqi deri në një vendimmarrje të dytë. Për më shumë informacion:  https://bit.ly/2LM0mM7.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *