Ndalet rryma në sallën e Ortopedisë, operacioni kryhet me dritë të telefonit

Në Klinikën e Ortopedisë në QKUK gjatë ditës së sotme është ndal rryma në sallën e operacionit.

Rryma është ndalur gjatë kohës sa po bëhej operacion një pacientë dhe përkundër mungesës së energjisë elektrike, mjekët kanë vazhduar punën me dritë të telefonit, shkruan Gazeta Shneta.

Në një fotografi që ka siguruar Gazeta, shihet një infermiere duke mbajtur telefonin me dritën e ndezur në hapësirën e punës së operatorit.

Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës kanë deklaruar se shkak i ndërprerjes së rrymës ka qenë një defekt.

“Sektori teknik në QKUK ka njoftuar se bëhej fjalë për një defekt, gjeneratori është aktivizuar sipas manualit për aktivizim të tyre”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

Kjo nuk është hera e parë që ndërpritet rryma në hapësirat e QKUK-së ku trajtohen pacientët. Vitin e kaluar ndërprerje të rrymës ka pasur edhe në njësitë e intensivës ku trajtoheshin pacientët e sëmurë me koronavirus në gjendje të rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *