
Gjykata e Kukësit ka shqyrtuar sot kërkesën e Fjolla Morinës për gjykim të shkurtuar, ndërsa ka vendosur dërgimin për gjykim të çështjes në ngarkim të saj.
Advertisement
Ndërkohë, sipas “abcnews”, po ashtu, Gjykata e Kukësit ka vendosur pushimin e ndjekjes penale të bashkëshortit të Morinës, Fisnik Sylës dhe Fitim Mujit.
Në seancën e sotme, Morina ka deklaruar para trupit gjykues se armën nuk e ka pasur për qëllim trafikimi e as për fitim, duke i qëndruar deklaratave të saj të dhëna më parë.
Këngëtarja vazhdon të jetë në arrest shtëpie në qytetin e Kukësit.


Advertisement