(DOKUMENT) SKANDAL: Drejtori i Spitalit të Dibrës në vend të punonjësve i ka dhënë bonus gruas së tij

Në vend të punonjësve në Qendrën Kovid në Dibër që kanë u takon shpërblim të njëhershëm, drejtori i Spitalit të Dibrës vendosi në listë persona që nuk punojnë në spital për të marrur bonus

Advertisement

Deri në redaksinë e Lider ka arritur informatë se bonusi prej 30,000 denarësh i cili u takon të punjonësve mjekësorë të cilët punojnë me kovid-pacientë, në Spitalin e përgjithshëm në Dibër u është shpërndarë personave që absolutisht nuk kanë qenë të angazhuar ne spital.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Dibër Baki Alili me sa duket ka shtuar gruan e tij Bukurije Alili në listën e çmimeve të njëhershme dhe gruan e Sekretarit (Mersim Koleci) të OB-Dibër – Sihana Koleci, e cila punon si infermiere në vaksinim, por nuk ka lidhje me punën e koronavirusit.

Personat e punësuar në Qendrën Kovid që kanë të drejtë për shpërblimin prej 30 mijë denarësh dhe nuk janë përfshirë në listën për marrjen e bonusit janë: Infermierja në Qendrën Kovid Janeta Miftarovska; Ardit Lutfiu – fizioterapist që punon me pacientë në Qendrën Kovid; dhe tre teknikët e laboratorit – Samir Fetovski, Zuhra Kosovrast, Igor Kirovski të cilët marrin gjak çdo ditë dhe kryejnë analiza te pacientët me kovid-19.

Ata në vend të 30,000 denarëve, kanë marrur pagë prej 14,000 denarë. A do të ketë reagim dhe përgjegjësi nga Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe për shkarkimin e drejtorit që abuzoi me pozitën e tij?!, shkruan Lider

Advertisement

Leave a Reply