Gaxherri: Për vrasjet e zyrtarëve të LDK-së mund të ketë të dyshuar edhe në VV

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besa Gaxherri, ka deklaruar se në mesin e të dyshuarve për vrasjen e zyrtarëve të LDK’së përgjatë periudhës së pasluftës mund të ketë të dyshuar edhe në VV.

Gaxherri këto komente i bëri në emisionit ‘Prime Time’, pa dhënë emra apo pretendime lidhur me këtë çështje.

Tutje, ajo ka thënë edhe se në çdo familje të Kosovës ka raste të ngjashme sikurse ai i deputetes së VV-së, Saranda Bogujevcit. Kjo e fundit, i ka mbijetuar masakrës së Podujevës nga forcat serbe në luftën në Kosovë.

“Boll e përdorët Saranda Bogujevcin, çdo familje në Kosovë e ka nga një Sarandë”, ka thënë Gaxherri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *