Gazetari shqiptar lajmërohet nga Kina, flet për hetuesit e origjinës së coronavirusit

Gazetari shqiptar lajmërohet nga Kina, flet për hetuesit e origjinës së coronavirusit.

Ditën e sotme në Kinë pritet të arrijnë hetuesit e origjinës së virusit Covid-19.

Në një lidhje direkte nga Pekini, gazetari Edison Myrteza ka dhënë më shumë informacion rreth kësaj situate.

Në një lidhje me Skype për ABC e Mëngjesit, ai ka zbuluar edhe disa hiperbola që mendohet se ka ardhur koronavirusi.

“Do të bëhet një hetim shumë i rëndësishëm sot. Mediat kineze u kanë ardhur shumë informacione, por nuk dihet nga ka ardhur virusi. Një hiperbolë është që mund të ketë ardhur nga amerikanët për lojërat ushtarake, janë shumë të tilla. Po nuk ka diçka zyrtare se nga ka ardhur virusi”.

Më tej, gazetari ka treguar edhe sesi do të veprohet për Vitin e Ri kinez pas daljes së vaksinës.

“Nëse do ta krahasojmë me vitin e kaluar, ky vit është shumë më i mirë, pasi vaksina nuk ishte gati dhe personat nuk mund të lëviznin.

Ndërsa tani Viti i Ri kinez sërish do të festohet në familje, por të gjithë ata që do të dalin nga pekini apo qyteti ku janë, do tu kërkohet të bëhet tamponi. Këto janë masa që janë marrë deri më tani”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *