VMRO-DPMNE: Mbi 4000 kompani janë mbyllur për 6 muaj

Për shkak të politikave të gabuara të Zoran Zaev në Maqedoni vetëm në 6 muaj të vitit të kaluar janë shuar mbi 4000 kompani, mbi 54 mijë njerëz humbën vendet e tyre të punës, dhe po aq marrin rroga të parregullta, thuhet në deklaratën e opozitës VMRO-DPMNE.

Advertisement

– Ekonomia po fundoset, ndërsa njerëzit po varfërohen dhe mbi gjysmë milioni qytetarë jetojnë me më pak se 2 euro në ditë, ndërsa Zaev po shijon në luksin dhe enët nga ari që kushtojnë 50 mijë euro. Qeveria e Zaev nuk lëviz asnjë gisht për të mbrojtur qytetarët në mes të krizës ekonomike dhe shëndetësore. Maqedonia është vendi i fundit në Evropë që do të sigurojë vaksina në mënyrë që të shpëtojë jetën e qytetarëve dhe të ruajë shëndetin e tyre, por prandaj Zaev punëson këshilltarë të rinj në kabinetin e tij dhe kështu do të shpenzojë edhe 400 mijë euro në vit për të dëgjueshmit e partisë së tij. Për shkak të Zaevit, Maqedonia është vendi më i varfër, më i korruptuar dhe më i palumtur në Evropë. Populli e sheh atë dhe fatkeqësisht e ndjen atë në shpinë të vet dhe në xhepij e vet, theksojnë ata në deklaratën e partisë.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *