Çmimi i naftës në rritje për tetë përqind

Në tregjet botërore, çmimet e naftës u rritën me 8 përqind në vetëm një javë. Kjo është një vlerë rekord për çmimin e “arit të zi” në vitin e fundit. Arsyeja për këtë rritje është për shkak të njoftimit të Arabisë Saudite që ajo do të zvogëlojë më tej prodhimin me një milion fuçi në ditë në shkurt dhe mars, si pjesë e marrëveshjes së shumicës së prodhuesve të naftës dhe aleatëve të tyre. Çmimi për një fuçi në tregun e Londrës javën e kaluar u rrit me 8.1 përqind në 55.99 dollarë, ndërsa në tregun amerikan u rrit me 7.7 përqind për fuçi, në 52.24 dollarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *