Furnizonte me drogë bandën e njohur në Londër, i hiqet liria 33-vjeçarit shqiptar

Gjykata në Bristol të Londrës ka dënuar me 8 vjet e 4 muaj burg, një 33-vjeçar shqiptar. I dënuari është identifikuar si Eris Hoti, ndërsa akuzohet se furnizonte më drogë një bandë në Angli. Banda që ndihmonte shqiptari kishte në krye Gloucesterit Andrew Venna, i cili në vitin 2019 u dënua me burg së bashku me me 10 të tjerë.

Konkretisht Hoti u ndal në Aeroportin e Luton në 18 Gusht 2020, ndërsa po arratisej nga Londra për në Shqipëri. Gjatë kontrollit policia gjeti në valixhen e shqiptarit rreth 10,000 pound dhe më pas u akuzua për shpërndarje të drogës dhe posedim të pasurisë kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *