Lufta ne Capitol dhe orientimi politik i nacionalizmit

Ngjarjet që ndodhën me 6 janar në kongresin amerikan nxorrën në pah edhe njëhere spektrin politik, sistemin, demokracinë, budallenjtë e dobishëm, të majtët, të djathtët etj. Kombtaristët multikulturalist, multiracial e multifetar amerikan (me shpresën se do hidhnin komunizmin që rrezikon bota dhe amerika pas zgjedhjeve të fundit, apo imperializmit të kuq që po bën Kina) ndoqën si të verbër një klloun të djathtë duke pushtuar dhe gjunjëzuar Kongresin Amerikan, ku dhe perfundan duke u zbythur me urdhër te vetë kryekllounit. Si ka mundësi Trump fashisti (sic pretendojnë trupeshqit e majtë apo antifashist) dha urdhër që të ndalej turma në momentin më kulminant të pushtimit të kongresit? Një lider politik me mbi 70 milion njerëz nga pas, ku pjesa më e madhe ishte gati për luftë dhe e armatosur përpara kongresit, ndërron mendje dhe pranon humbjen dhe kryqëzimin nga kundërshtarët e tij të përjetshëm. Kjo tregon qartë që Trump jo vetëm që nuk ka asnjë piklidhje me ”fashizmin” por është vetë pjesë kukull e sistemit. Trump e rivërtetoi se e djathta luan sipas rregullave të sistemit (ashtu siç ka bërë gjatë gjithë historisë) dhe nuk është gjë tjetër veçse një anë e monedhës, anë në të cilën bën pjesë edhe e majta, monedhë e cila mbahet në doren e atyre që vertet qeverisin dhe e hedhin në ajër cdo 4 vjet për të krijuar mirazhin se popujt kanë të drejtën e rotacionit politik. Në këto ngjarje u vërtetua edhe se populli nuk ka fuqi për ndryshimin e këtij sistemi të kalbur duke ndjekur kahet politike, kahe të cilat kontrollohen nga komunistet qe fituan luftën e II botërore. Pikërisht ata komunistë që në vitet 90 hodhën simbolet për të fshirë gjurmët, dhe që sunduan urtësisht deri më sot kudo nëpër botë. Për këtë që po themi Shqipëria është shembulli më konkret i mundshëm ku komunistët si te ishin kameleon ndryshuan totalisht ngjyre duke u kthyer në demokrat të kulluar.

Po te majtet, a nuk ishin nje komedi e gjalle? Si mundet marksistet e antifas, anarkistet, black lives matter (nje tjeter levizje marksiste) te qanin me ulerima se duhet te mbrojme institucionet, policine, kongresin, bizneset, demokracine e shtenjte etj. Kur pak jave me pare amerika ishte ne flake nga vete keta te fundit? Si mund te viktimizohet e majta per padrejtesi kur televizionet me te medha ne planet mbeshtesnin jave me pare krimet dhe djegien totale te dhjetra qyteteve e shteteve ne shba nga antifa? Kurse ne rastin e trazirave qe ben ”nacionalistet” mediat globale i denuan ata me gjygje televizive duke deklaruar pa pushim se po na digjet amerika jone e dashur dhe demokracia pikerisht tani eshte ne rrezik…

Vertetohet edhe nje here se spektri i djathte e i majte nuk ka qene kurre i vertet por nje krijim per te percare e sunduar kombet, ne rastin tone: qyteterimin perendimor. Te majte e te djathte nuk ka pare asnje shtet tjeter jo europian, kjo vertetohet duke pare shtete nga kater anet e botes si kina, izraeli, arabia, irani, rusia, shumica derrmuese e shteteve ne afrike etj. Qyteterimi perendimor nuk eshte me ne duart e vendasve por te atyre qe e mjelin ate dhe perfitojne nga liberalizmi perendimor dhe sistemi qe vete ata e kane instaluar. Ne kohen kur bota po shkon drejt qeverisjeve autoritare per arsye mbijetese, ne europe e shba valeviten flamuj lgbt, liberal e antifa qe grryejne kombet tona cdo dite nga pak me injorance. Shpresa e vetme e vendasve ne perendim eshte pozicioni i trete politik,nacionalizmi dhe tradicionalizmi, cdo gje tjeter eshte nje marrzi percarse dhe vdekjeprurese qe i intereson vetem globalisteve dhe komunisteve qe duan fundin e kombeve, kulturave, besimeve, identiteteve, rracave etj.

Huazuar nga Pozicioni i Tretë Shqiptar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *