Policia i konfiskon ‘të paprekurit’ Nefi Useini tre kamionë që nuk i kishte regjistruar me vite

Ish-këshilltari komunal i Komunës së Ohrit Nefi Useini përsëri është në qendër të vëmendjes, pasi siç bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme, atij i janë konfiskuar tre kamionë-mikser për beton, të cilët me vite nuk kanë qenë të regjistruar për qarkullim në komunikacion, ndërsa rekordin e mban një kamion i cili ka qenë i pa regjistruar plot 6 vite

Advertisement

Për dy javë, policia e trafikut ka konfiskuar mbi 25 automjete për 90 ditë të cilat nuk ishin të regjistruara mbi 6 muaj, pavarësisht fushatës dhe paralajmërimeve të Ministrisë së Brendshme që më 26 dhjetor, hynë në fuqi masa më të rrepta për drejtuesit e paligjshëm. Ata me makina të paregjistruara, kamionë, autobusë, mikser betoni, ekskavatorë, ata jo vetëm që mbesin pa automjete, por gjithashtu paguajnë gjoba të larta prej mbi 500 euro për çdo rast.

Kontrollet e intensifikuara të policisë së trafikut filluan në vjeshtë dhe është për t’u habitur për policinë që licencat e pavlefshme të trafikut gjenden te pronarët me makina të shtrenjta, ose te mekanizmat dhe kamionët e kompanive të mëdha dhe të suksesshme, të cilat me vite nuk janë të regjistruara dhe njashtu si vrasë potencial vozitin në rrugë.

Kohët e fundit, policia kapi tre kamionë të mëdhenj mikser betoni, në pronësi të ndërmarrjes së ish këshilltarit të Ohrit nga rradhët e BDI-së së Nefi Useini, të cilët nuk ishin regjistruar për muaj me radhë. Rekord i automjeteve të sekuestruara mban një kamion me regjistrim të skaduar prej 6 vitesh, në pronësi të një kompanie tjetër.

Nga to, SPB Shkup ka sekuestruar të paktën një, SPB Tetovë tetë, SPB Strumicë 10, SPB Shtip pesë automjete të paregjistruara për më shumë se 6 muaj, të cilat normalisht drejtoheshin në trafik nga pronarët e tyre.

Përveç këtyre, shumë automjete u sekuestruan gjatë kontrolleve, pra shoferëve me regjistrim të skaduar më pak se 6 muaj. Në periudhën prej 31.12.2020 deri më 09.01.2021 në territorin e të gjithë vendit u sanksionuan 6.489 shoferë të cilët nuk ishin në përputhje me rregullat dhe rregulloret e trafikut, nga të cilët:

-për automjete të paregjistruara (vlefshmëria e skaduar e licencës së trafikut) 414,

– për ngasje pa leje drejtimi 520

-për shpejtësi, janë shkruar 835 gjoba për këto 10 ditë.

Advertisement

Leave a Reply