
Ish-bashkëshortja e yllit të “Baywatch”, Jeremy Jackson, është fotografuar së fundmi duke mbledhur gjëra në koshin e mbeturiave në rrugë.
Ish-modelja, Loni Willison, u kap mat nga paparaci në rrugët e Kalifornisë gjatë kësaj jave. Ajo mbante veshur një xhup të zi, xhinse gri dhe një bluzë të bardhë. Ajo që u vu re ishte se Loni nuk kishte këpucë, por ecte vetëm me një palë çorape të kuqe.
“The Sun” shkruan se Loni, e cila dikur shfaqej në koverin e revistave fitness, që prej vitit 216 është e pastrehë.
Ish-e dashura e Jeremy, Cindy Kovacs, ka thënë për “The Sun” se aktori i famshëm ka refuzuar që të ndihmojë ish-gruan e tij pas ndarjes në vitin 2014.
“Është vërtetë e trishtueshme ajo që i ndodhi Lonit, ajo kurrë nuk mori ndihmën që i duhej”, tha Cindy, e cila shtoi se ka mbetur e tmerruar nga reagimi i Jeremy kur Loni u gjet duke jetuar rrugëve të Melrose Avenue në Los Angeles në vitin 2018.




