Pamje nga aksidenti në Rrugën e Kombit ku humbën jetën katër antarë të një familjeje

Janë identifikuar viktimat aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, ku humbën jetën katër anëtarë të familjes Avdiaj nga Kosova. Ndërkohë që u plagos rëndë fëmija i mitur i tyre.

Gazetarja Dorjana Bezat bënë të ditur se kanë ndërruar jetë në vend  çifti i bashkëshortëve Blerim Avdiaj, 51 vjeç dhe Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe. Ndërkohë, viktima kanë mbetur edhe dy fëmijët e mitur K. Koçi, 11 vjeç, dhe M. Avdiaj, 6 vjeçe.

E mbijetuara e vetme e familjes nga aksidenti tragjik është 3-vjeçarja V. Avdiaj, e cila është transportuar te Spitali i Traumës. Familja udhëtonte në një mjet Citroen, i cili u përplas me një kamion, që drejtohej nga shtetasi J. I.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *